Pacolli nis turneun diplomatik në Afrikë

14:"Ridvan Slivova

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turneun e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me presidentë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme nga ky kontinent.
Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
Vizita në kontinentin afrikan pason turneun diplomatik që Pacolli zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Evropës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































