LAJMI I FUNDIT:

Pacolli konfirmon emërimin e Ekrem Mustafës ministër i Punëve të Brendshme

Pacolli konfirmon emërimin e Ekrem Mustafës ministër i Punëve të Brendshme

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar ndryshimin e ministrave të tij në ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, duke thënë se janë pjesë e një riorganizimi të përgjegjësive institucionale.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të marrë përgjegjësi të re “të rëndësishme institucionale”, duke mos saktësuar se për çfarë përgjegjësie bëhet fjalë.

Postimi i plotë i Pacollit:


“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale, sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar Kryeministrit të Kosovës z .Ramush Haradinaj një kerkesë për të emëruar z.Fatmir Matoshi, Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe z. Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme.

Dua të falënderoj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse”, ka shkruar Pacolli.

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi deri më tani ishte ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit. Këtë funksion ai e ka ushtruar që nga dorëheqja nga posti i ministres i Albena Reshitajt.

Ndërsa, Ekrem Mustafa u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme, pas shkarkimit nga kjo detyrë të minsitrit Bejtush Gahshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori