LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Keq që u largua Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje

Pacolli: Keq që u largua Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje

Nënkryetari i Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka thënë  se është bërë  keq që u largua Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje dhe që u nda kjo parti.

Ai, duke komentuar largimin e Ahmetit dhe të një grupi të deputetëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pohoi se tash VV-ja do jetë shumë më e dobët.

“Keq që u nda Vetëvendosje. Pa dashur të luajë rolin e avokatit të Vetëvendosjes apo subjektit të ri, unë konsideroj që VV-ja ka qenë një subjekt që e ka mbajtur një balancë politik dhe ashtu siç ishin të bashkuar sigurisht se ishte një opozitë shumë më e mirë, shumë më e fortë”, tha Pacolli, në Klan Kosova.


“Mirëpo në këtë pozicion që janë sot janë vetëm dy subjekte dhe si të tilla nuk e di sa do të mund të gjejnë rrugën e bashkëpunimit mes vete. E shoh si vendim të gabuar të deputetëve që u larguan nga Vetëvendosje”.

“Me duket se ky është një sindrom i partive shqiptare në Kosovë që sa ta marrin vetën nuk gjejnë më gjuhë të përbashkët”, tha ai.

Megjithatë Pacolli ka siguruar se ky zhvillim nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e koalicionit që ka me Vetëvendosjen e me Ahmetin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori