LAJMI I FUNDIT:

Pacientët nga Kukësi me hemodializë trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Pacientët nga Kukësi me hemodializë trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Katërmbëdhjetë vjet trajtohet me hemodializë. Një vit është trajtuar në Spitalin e Shkodrës. Nga viti 2006, trajtohet në Spitalin e Prizrenit. Imer Memaj nga Kalimashi është njëri nga pacientët nga Kukësi që trajtohet në këtë spital.

Ai, thotë se është i kënaqur me shërbimin mjekësor.

“Që 13 vite trajtohet me hemodializë në Spitalin e Prizrenit. Jam shumë i kënaqur me trajtimin e mjekëve. Nuk e kam asnjë vërejtje”, tregon Memaj për “PrizrenPress”.


Spitali i Kukësit në Shqipëri nuk trajton pacientët me hemodializë.

“Spitali i Kukësit paguan vetëm rrugën për trajtim në Prizren”, shprehet ai.

Për momentin shërbime të dializës marrin 11 pacientë, në Spitalin e Prizrenit.

Në këtë spital, çdo ditë kërkojnë shërbime të ndryshme mjekësore pacientë nga Kukësi.

Dr. Halil Cikaj, specialist i ORL-së në Spitalin e Prizrenit, tregon se në këtë repart disa herë pacientë nga Kukësi kanë kërkuar dhe marrë shërbime mjekësore.

“ Së fundi e kam pasur një pacient nga Tropoja”.

Sipas tij, pacienti fillimisht kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Gjakovë dhe pastaj ishte nisur për në Prizren.

“ Ka qenë ora 23:00, kur ka kërkuar trajtim mjekësor”.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj thotë se, çdo ditë ky spital ofron shërbime mjekësore për banorët e veriut të Shqipërisë, me theks të veçantë të Kukësit.

“Personalisht kam operuar pacient nga Kukësi”, tregon Avdaj.

“Gjatë vitit 2018, kanë qenë mbi 23 mijë të hospitalizuar, mbi 230 mijë vizita specialistike, rreth 5,700 operacione, rreth 180 mijë shërbime diagnostike, rreth 30 mijë shërbime të dializës etj. Në mesin e tyre kanë qenë edhe nga Kukësi”.

Sipas tij, në këtë spital, janë bërë ndryshime substancial të punës dhe përmirësimit të kushteve të punës, të infrastrukturës, ngritje e përgjegjësisë në punë, respektim të orarit të punës, gatishmërive, kujdestarive, sigurimit të pajisjeve të reja mjekësore, ngritje të cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientë, fillimin e projektit për caktimin e termineve online etj.

Drejtori Avdaj, falënderon të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, që në forma të ndryshme kanë kontribuar në sukseset e arritura.

Ai veçon MSH-në, SHSKUK-së dhe Qeverinë e Luksemburgut, që kanë mundësuar reailzimin e aktiviteteve të parapara me planin Strategjik 2017-2021.

“Të gjithë qytetarëve të rajonit të Prizrenit, por edhe më gjerë, duke përfshirë edhe ata të Kukësit, ju premtoj se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, SHSKUK-së, dhe institucioneve dhe organizmave tjerë do të ngrisim shkallën e përgjegjësisë së punëtorëve shëndetësore, me qëllim të ngritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”.

“Dhe do angazhohemi maksimalisht të pajisemi me aparaturë të nevojshme për diagnostifikim sa më cilësor, në veçanti një rezonancë magnetike”, shprehet Avdaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori