LAJMI I FUNDIT:

Pa armë në duar iu vërsul terroristëve, publikohen pamjet kur polici “duarthatë” bllokon vrasësit në afërsi të urës së Londrës

Pa armë në duar iu vërsul terroristëve, publikohen pamjet kur polici “duarthatë” bllokon vrasësit në afërsi të urës së Londrës

Pamjet rrëqethëse shfaqin momentin kur policët e paarmatosur hasin ballë përballë me tre terroristë, që bartnin jelekë të mbushur me lëndë shpërthyese.

Situata kaotike e krijuar pas sulmit terrorist mbi urën e Londrës në qershor të vitit 2017, ku humbën jetën shtatë persona dhe u plagosën 48 tjerë, polici Bartek Tchorzewski, 36-vjeç vraponte në drejtim të Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba derisa po kalonin pranë marketit Borow, transmeton Telegrafi.

Ai së bashku me kolegun Sam Balfour vetëm sa kishin përfunduar ndërrimin, por kur u telefonuan i thanë njëri-tjetrit: “Po, duhet t’i ndihmojmë”. Dyshja kështu vrapuan menjëherë në vendin e ngjarjes të armatosur vetëm me shufra gome dhe pranga.


Me të mbërritur në vendin hasën në terroristët që kishin thika të mbuluara në gjak dhe jelekë të mbushur me lëndë shpërthyese, por Tchorzewski iu afrua në dy metra vrasësve duke tentuar t’i shpërqendrojë dhe t’i shpëtojë qytetarët e pafajshëm.

Megjithatë terroristët tashmë kishin vrarë disa kalimtarë të pafajshëm mbi urën e Londrës, e videoja e publikuar më poshtë ka përfunduar në internet pas përfundimit të hetimeve, ku është konstatuar se policët kishin respektuar ligjin kur i kishin qëlluar terroristët për vdekje, pasi kishin injoruar qëllimisht paralajmërimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori