Owen ia thotë në sy Ferdinandit se Van Dijk është mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave – por legjenda e United bëri reagim fantastik

Michael Owen e ka përshkruar lojtarin e Liverpoolit, Virgil van Dijk si mbrojtësin më të mirë të të gjitha kohërave – ndërsa qëndron pranë legjendës së Manchester United, Rio Ferdinand.
Shumë e konsiderojnë anglezin si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në këtë lojë, me legjendën e Djajve të Kuq që e fitoi Ligën Premier gjashtë herë.
Në krahasim, Van Dijk e ka ngritur trofeun e ligës vetëm një herë, por konsiderohet gjerësisht si një nga qendërmbrojtësit më të mirë që ka luajtur në ligën angleze.
Owen po fliste përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Liverpoolit kundër Villarrealit.
Holandezi ishte kapiten i Reds në mungesë të Jordan Henderson – një dëshmi se sa shumë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i beson mbrojtësit të tij në skenat më të mëdha.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit ishte pjesë e panelit para ndeshjes të BT Sport kur u pyet se pse mendonte se Van Dijk kishte avantazhin ndaj Ferdinandit. Ish-mbrojtësi i United ishte gjithashtu në studio në ekspertizë të ndeshjes.
“Unë do të shkoja më tej dhe do të thosha se ai është mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ndoshta shënoi edhe disa gola të tjerë, nuk po flasim shumë sepse po flasim për më të mëdhenjtë këtu”, pohoi Owen. “Rio ishte qendërmbrojtësi më i mirë me të cilin kisha luajtur ndonjëherë. Van Dijk, në pozicion tim e shikoj dhe mendoj ‘çfarë të bëj kundër tij?’. Ai është më i madh, më i shpejtë, më i fortë se të gjithë, ai është i shkëlqyer me topin, shënon gola, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”.
“E mbaj mend Rion, Maldinin, Baresin, por Van Dijk është nivel tjetër. Nuk mbahet mend ndonjëherë të ketë patur një lider të tillë në mbrojtje. Është i pagabueshëm dhe i pakalueshëm” ka thënë Owen.
Gjatë gjithë kohës, Ferdinand po dëgjonte përpara se të pyetej se si ndihej duke u parë si një mbrojtës më i vogël se Van Dijk në sytë e një ish-shoku të skuadrës për klubin dhe vendin.
“U ndjeva i lumtur vetëm që isha në bisedë!”, pranoi ish-ylli i United. “Ju luani futboll për t’u konsideruar nga shokët tuaj profesionistë si një nga lojtarët më të mirë dhe nëse ata thonë se keni bërë mirë në karrierën tuaj. Dëgjoni, Virgil van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në planet për momentin. E thjeshtë”, ka potencuar Rio. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame