LAJMI I FUNDIT:

Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmet në Banjskë, do të inkurajohej të sulmojë sërish Kosovën

Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për sulmet në Banjskë, do të inkurajohej të sulmojë sërish Kosovën

Presidentja  e vendit Vjosa Osmani ka kërkuar sërish që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Osmani tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Banjskë.

“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon t’i mbështesë ata. Pata paralajmëruar se nëse sulmuesit e trupave në maj që udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n, e që  sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator”.


Osmani theksoi se roli i NATO-s dhe i KFOR-it është vendimtar në parandalimin dhe destabilizimin jo vetëm të vendit tonë, por gjithë rajonin pasi sipas Osmanit, Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin.

“Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë sërish Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtarë pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë”, deklaroi Osmani.

“Liria e Kosovës është rezultat edhe i mbështetjes së NATO-s. Jemi falënderues për ushtarët e NATO-s të cilët po japi kontribut për paqe dhe stabilitet, por kjo paqe së fundi është cenuar seriozisht nga ana e Serbisë”, shtoi Presidentja.

Osmani tutje tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim strategjik.

“Anëtarësimi në aleancën më të fortë në botë është qëllim strategjik, ekzistencial dhe parësor i shtetit të Kosovës. Stërgjatja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë do të prodhonte pasoja të mëdha për sigurinë në të gjithë kontinentin evropian”, potencoi Osmani.

E para e vendit, ka thënë se Kosova është e gatshme ta ruaj stabilitetin jo veç për vete, por për gjithë rajonin.

“Po marrim pjesë në operacione paqe ruajtëse nëpër botë bazuar në marrëveshje bilaterale. Besoj fuqishëm se përpjekjet tona të përbashkëta do ta krijojnë mundësinë për ta ruajtur mundësinë për paqen dhe stabilitetin jo veç për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka theksuar Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori