Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës.

Njoftimin për takimin e tyre e ka bërë të ditur zyra për media e Presidencës.


Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit. /Telegrafi/

312752418 808728943771811 4804471332545180563 n 1 Vjosa Osmani dhe përfaqëuesit e partive politike në Luginën e Preshevës//Foto: Ridvan Slivova