LAJMI I FUNDIT:

Osmani për puthjen e dorës nga hoxha: Ishte shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani

Osmani për puthjen e dorës nga hoxha: Ishte shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani

Kandidati për president Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje fotografinë e cila para disa ditësh u përhap në rrjetet sociale, në të cilën shihej një hoxhë duke ia puthur dorën.

Osmani në një postim në Facebook, shkruan se “gjesti i hoxhës ishte shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani”.

“Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në internet. Dua të sqaroj se ky zotëri është një hoxhë i respektuar 84-vjeçar, Isnija Topalovski, hafëzi më i vjetër në Dollneni që ka shërbyer në xhaminë lokale të fshatit Debresh për 65 vjet. Së fundmi, ai ka pasur një intervenim mjekësor, dhe gjesti i tij ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu që ka shpëtuar jetë, jo ndaj një politikani!”.


“Shpresoj që të gjithë ata që nxituan të paragjykojnë pa pasur informacion të plotë, do të kërkojnë falje ndaj zotërisë, kurse unë ndjej keqardhje që kjo fotografi u keqinterpretua duke i shkaktuar bezdi hoxhës së nderuar. Le të vlerësojmë dhe respektojmë kontributin dhe qëndrueshmërinë e njerëzve si ai në shoqërinë tonë!”, ka shkruar Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori