LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Tunizi, merr pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë

Osmani në Tunizi, merr pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë

Me ftesë të Presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Djerba të Tunizisë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë qëndrimit në Djerba, Presidentja Osmani do të mbajë një fjalim në një nga diskutimet e Frankofonisë, ndërsa do të zhvillojë edhe takime me liderë tjerë të shteteve anëtare të kësaj organizate.

Samiti i Frankofonisë do të mbledhë krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.


Kosova është anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë nga viti 2018, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori