Këshilli Konsultativ për Komunitete, nën udhëheqjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur mbledhjen konstituive me përbërjen e re.
Sipas Presidentes Osmani, Këshilli Konsultativ për Komunitete është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët.
Në fjalimin e saj, presidentja Osmani, theksoi përkushtimin e saj të palëkundur për të siguruar që çdo qytetar – pa dallim etnie, feje apo gjuhe – të ndihet pjesë e vlerësuar dhe aktive e shoqërisë së Kosovës.
Presidentja Osmani vuri në dukje arritjet kryesore të këtij Këshilli përgjatë këtij viti, duke ofruar mbështetjen e plotë në përmbushje të objektivave.
Në fjalimin e saj ndër të tjera, Osmani ripohoi prioritetin e Presidencës për ta mbrojtur sigurinë dhe dinjitetin e çdo individi, duke siguruar që asnjë qytetar të mos margjinalizohet apo diskriminohet.
“Një Kosovë e sigurt për fëmijët tanë në një botë ku siguria çdo ditë e më shumë rrezikohet nga forca të errëta dhe destabilizuese është një synim që na bashkon të gjithëve. Për Presidencën, ky është një prioritet dhe një angazhim i përditshëm. Ne duhet të ecim besimplotë drejt integrimit, qoftë brenda vendit, qoftë në proceset euroatlantike”, ka theksuar ajo.
Në përfundim të fjalës së saj, presidentja nënvizoi se fuqizimi i komuniteteve është një përgjegjësi institucionale dhe një angazhim i drejtë që fuqizon shtetin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Bytyçi: Lidhja Trump–Erdogan mund të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e Kosovës

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Parashikimi i motit për fundjavë, temperatura deri 20 gradë Celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe