LAJMI I FUNDIT:

Akuza e kundër akuza mes Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York për sulmin terrorist në veri

Akuza e kundër akuza mes Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York për sulmin terrorist në veri

Kosova dhe Serbia janë përballur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, për sulmin terrorist që ndodhi nga grupi i serbëve që kryen agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj përmendi vrasjen e oficerit të Policisë Afrim Bunjaku, për të cilin tha se humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

Ajo ka theksuar se Serbia po përpiqet që agresorin ta shndërrojë në viktimë.


“Sot ajo se çka kemi dëgjuar nga Serbia është zgjatje e përpjekjeve për ta nxitur këtë aktin e agresionit”.

“Në ditën e sulmit institucionet e Kosovës kanë mbajtur kontakte me praninë ndërkombëtare ashtu siç ka qenë historikisht. Do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë që t’i kundërvihemi akteve të tilla dhe që t’i parandalojmë që ato të mos ndodhin më”, u shpreh Osmani.

Presidentja e vendit theksoi se financimi i dy organizimi terroriste ka ardhur nga Serbia, duke i dhënë edhe paga mujore.

“Siç tregojnë hetimet ka pasur trajnime të përhershme të këtyre grupeve në bazat ushtarake në Serbi, përfshirë në Kalivoda Pasoans dhe Rashkë ka video prova dhe institucionet e sigurisë së Serbisë e pranojnë trajnimin e këtyre organizatave terroriste. Elementi i tretë, armët që i kemi konfiskuar nga terroristët vetëm atë ditë që mund të përdoren ishte më së paku 400 dhe shumica e tyre janë armë ushtarake që prodhohen në fabrika në Serbi“, tha ajo.

Sipas saj, qëllimi i Serbisë më 24 shtator nuk ishte vetëm ishte destabilizimi i Kosovës, por edhe i tërë Ballkanit Perëndimor.

“Ajo që ndodhi më 24 shtator nuk ishte vetëm një sulm ndaj Kosovës, ishte një plan për të destabilizuar të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky ishte një sulm kundër demokracisë dhe lirisë, si dhe paqes dhe stabilitetit, të cilat ju keni ndihmuar të ndërtohen, prandaj ne duhet të jemi bashkë në këtë betejë…..derisa Vuçiq synon të mbulojë synimet e vërteta, akti e shfaqi motivin prapa tij. Ai dëshiron më shumë territor, kaq e thjeshtë”, duke shtuar se sasia e armatimit paraqesin kërcënim jo vetëm për popullin e Kosovës por edhe për pjesëtarët e KFOR-it”.

Dhuna Seksuale, dhe të mbijetuarit e luftës në Kosovë

Presidentja Osmani tha se Kosova është vendi që ka humbur 13,000 njerëz gjatë luftës së fundit.

Kjo, përfshirë shumë persona të zhdukur dhe me vrasjen e fëmijëve që në kokë banori, sipas saj, është më së shumti në çdo luftë në ish-Jugosllavi.

Brnabiq në KS të OKB-së mundohet t'ua hedh fajin serbëve në veri: Serbia s’ka qenë e përfshirë në Banjskë
Lexo po ashtu Brnabiq në KS të OKB-së mundohet t'ua hedh fajin serbëve në veri: Serbia s’ka qenë e përfshirë në Banjskë

“Storia e të mbijetuarve të Kosovës është një storie e qëndrueshmërisë, të kthimit të dhembjes në fuqi, të kthimit të agonisë në kontribut pozitiv për shoqërinë, për shtetin e tyre. Viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, nuk zgjodhën vetëm për të mbijetuar por edhe të lulëzojnë. Është storia e tyre, por edhe e Kosovës. Një republikë e lirë, e pavarur, sovrane, demokratike e Kosovës dhe do të jetë e tillë për aq gjatë sa Toka sillet rreth Diellit”, ka thënë Osmani.

Tutje shprehu zotimin e shteti të Kosovës për të ecur përpara e jo për të shkuar prapa.

“Jam këtu për të rikonfirmuar se të gjitha institucionet e Kosovës nuk e lejojnë ecjen prapa për lirinë e mundimshme që kemi fituar bashkë me demokracitë nga mbarë bota, sepse Republika e pavarur e sovrane e Kosovës është storja më e suksesshme në historinë e njerëzimit”, tha presidentja.

Ajo iu drejtua me një mesazh serbëve që jetojnë në Kosovë, duke u thënë se Kosova është shtëpia e tyre.

“Ne jemi të përkushtuar që të bëjmë më shumë për serbët në Kosovë. Por, ne nuk do t’i japim Serbisë instrumente përmes së cilave ata mund të shkatërrojnë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë të tentojnë të shkatërrojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, tha Osmani.

Brnabiq në KS të OKB-së mundohet t’ua hedh fajin serbëve në veri: Serbia s’ka qenë e përfshirë në Banjskë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se Serbia nuk ka qenë e përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet për raportin për Kosovën, Brnabiq tha se hetimet do të tregojnë se dy nga tre sulmuesit serbë që u vranë gjatë përleshjeve, janë “vrarë pasi janë dorëzuar”.

“Beogradi ose forcat e sigurisë, strukturat e sigurisë nuk kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dëshmitë te komuniteti ndërkombëtar për të vërtetuar këtë”, tha ajo, duke thënë se ngjarjet në Banjskë janë “pasojë logjike e terrorit që Prishtina ka zbatuar ndaj serbëve”.

Gjatë fjalimit para Këshillit të Sigurimit, Bërnabiq akuzoi Kosovën se injoron marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Bërnabiq, tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për zbatimin e marrëveshjeve të tjera nga Serbia.

“Asociacioni është një element i pashmangshëm për zbatimin e çdo marrëveshjeje tjetër”, tha ajo.

Kosova, sipas saj, ka tri mesazhe për serbët dhe komunitetin ndërkombëtar. Mesazhi i parë, sipas saj, serbët që janë larguar nga Kosova pas luftës më 1999 “nuk janë të mirëpritur” që të kthehen. Mesazhi i dytë, serbët që jetojnë në Kosovë “duhet të largohen” dhe mesazhi i tretë, “marrëveshjet e arritura nuk do të zbatohen”.

Sipas Bërnabiqit, që kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pushtetin dy vjet më parë, “11 për qind e serbëve janë larguar nga komunat” në veri të Kosovës.

Ajo akuzoi Kosovën për “fushatë të dhunshme” ndaj serbëve, duke pretenduar se vitin e kaluar kanë ndodhur mbi 400 incidente ndëretnike.

Shefja e UNMIK-ut në KS të OKB-së: Të paraqiten faktet dhe të mbahen përgjegjës autorët e sulmit në veri të Kosovës

Përfaqësuesja speciale dhe kryetarja e UNMIK-ut, Karolina Ziade, ka deklaruar se kanë shpresën e tyre se takimet e 21 tetorit të diplomatëve të BE-së dhe SHBA-së, në Prishtinë dhe Beograd, do ta vënë dialogun prapë në një rrugëtim të drejt, me zotimin e fuqishëm që të dyja palët të implementojë masat deeskaluse dhe ripërkudshtimin e të të dyja palëve që të implementojnë tërësisht marrëveshjet e arritura.

Ajo në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po bëhet raportimi periodik për zhvillimet në Kosovë, fillimisht është ndalur te zhvillimet në veri, ku përmendi vrasjen e policit të Kosovës, derisa shtoj se deeskalimi mund të kalojë vetëm me dialog në Bruksel.

“Masat e eskalimit janë kritike dhe në këtë drejtim unë e ndaj shpresën edhe të shumë të tjerëve që rezultati i takimeve të lehtësuara nga BE dhe SHBA në Prishtinë dhe Beograd, më 21 tetor, do ta vë dialogun prapë në një rrugëtim të drejt me zotimin e fuqishëm që të dyja palët për të implementuar masat deeskaluse dhe propozimet që përcaktohen gjatë këtyre takimeve dhe kjo përfshijnë ripërkudshtimin nga të dyja palët që të implementojnë plotësisht dhe tërësisht marrëveshjet e arritura dhe përkatësisht të punojnë për themelimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe, duhet të fillojnë pa vonesë dhe pa kushte, bashkë me marrëveshjet tjera”, tha ajo.

Ziade shtoi se tensionet, izolimi dhe mungesa e interesimit të politikanëve për të adresuar problemet e qytetarëve, do ta përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Sipas saj, dialogu është urgjent dhe e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

SHBA-ja kërkon ekstradimin e sulmuesve në Banjskë: Duhet të ketë përgjegjësi të plotë

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wood, tha se “duhet të ketë përgjegjësi të plotë” në bazë të ligjit për personat e përfshirë në sulm.

“Personat që janë larguar për në një shtet të tretë duhet të ekstradohen dhe ndiqen penalisht”, tha përfaqësuesi i SHBA-së.

SHBA-ja tha se po punon nga afër me Bashkimin Evropian dhe partnerët e NATO-s për të ndihmuar që veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – të jetë i qetë. Washingtoni u bëri thirrje palëve që të kthehen në dialog, të përgatitur “që të ndërmarrin hapa konkretë përpara”.

Është e rëndësishme që palët të bëjnë përparim në të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, tha ambasadori Wood.

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: Sulmi në Banjskë po ekzagjerohet

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, akuzoi Kosovën për “shtypje” të serbëve, që tha se mund të rikthejnë edhe një konflikt të armatosur, teksa foli për sulmin e armatosur në Banjskë.

“Kemi shumë pyetje për ngjarjet në Banjskë. E para, pse përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk u përfshin. Në ngjarjet të ngjashme në të kaluarën, EULEX-i ka patrulluar zonën dhe KFOR-i ka shkuar menjëherë për të ndarë palët luftuese. Tani e gjithë situata iu la në dorë shqiptarëve të Kosovës, që çoi në këtë përfundim tragjik. Perëndimi nuk priti për hetimet, por menjëherë e quajti sulm të tmerrshëm”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Kinës në OKB tha se Pekini mbështet një zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Por, Kina – që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – akuzoi Prishtinën për rritjen e tensioneve në veri.

“Ne kundërshtojmë veprimet e njëanshme të autoriteteve të Kosovës që rritën tensionet dhe u bëjmë thirrje që t’i kthehen dialogut dhe konsultimet”, tha përfaqësuesi i Kinës, duke kërkuar që Kosova të themelojë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori