Në prag të hapjes së fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 13 tetor, misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje akterëve politikë, medias dhe institucioneve publike, përfshirë autoritetet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore, që të nxisin një mjedis fushate të respektueshëm, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me ligjin.

Fushata zgjedhore nis më 13 shtator dhe zgjat deri më 12 tetor.


“Duke njohur angazhimin e gjatë të OSBE-së për ndërtimin e demokracisë në Kosovë, Misioni u bën thirrje subjekteve politike që të zhvillojnë fushatat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, duke u përmbajtur nga retorika që mund të nxisë armiqësi, diskriminim ose dhunë.

Misioni thekson rëndësinë e jashtëzakonshme të raportimit faktik të medias gjatë kësaj periudhe dhe u bën thirrje mediave dhe institucioneve të mbështesin standardet më të larta etike dhe respektimin dhe zbatimin e plotë të kodeve përkatëse të sjelljes.

“Kjo qasje do të ishte në përputhje me normat e vendosura demokratike dhe do të përforconte domosdoshmërinë e ofrimit të informacionit të paanshëm, të saktë dhe të balancuar, duke u mundësuar të gjithë njerëzve në Kosovë të bëjnë zgjedhje qytetare të informuara dhe të përgjegjshme”, thuhet në komunikatën e OSBE-së. /Telegrafi/