Përbërësit:▪ 300 gr oriz integral ▪ 150 gr djathë Bri ▪ 3 domate  ▪ gjethe borzilok ▪ 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër ▪ pak arugulla (rucola) ▪ 1 karotë e prerë ▪ kripë dhe piperPërgatitja:

Fillimisht lani arugullat dhe domatet (hiqini farat dhe pritini në kubikë), shtoni kripë, piper, pak vaj ulliri dhe gjethet e borzilokut të prera hollë dhe të gjithë këtë masë lëreni mënjanë.


Përgatisni orizin duke e hedhur në ujë me kripë, ziejeni 10 minuta, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Mandej shtoni pak vaj ulliri tek orizi, dhe më pas të gjithë përbërësit e përftuar më parë, dhe në fund djathin të prerë në kubikë.

Përziejini së bashku të gjitha. Pjata shërbehet e ftohtë.