Përfaqësuesit e organizatave turke dhe qytetarët turq në shtetet e Ballkanit perëndimor kanë reaguar ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi.
Drejtori i Institutit Yunus Emre në Shkup Nd. Doc. Dr. Mehmet Samsakçi theksoi se Turqia përjetoi kryengritje e cila lindi nga një tradhti që nuk është parë më herët në historinë e saj.
“Kjo tentativë për grusht shteti dështoi në saj të qëndrimit të shkathtë dhe patriotik të popullit turk dhe forcave të sigurisë”, tha Samsakçi.
Ndërkaq, koordinatori i TIKA-s në Shkup Teoman Tiryaki u shpreh se që nga fillimi i tentativës për grusht shteti e deri më sot populli turk ka shprehur dhe do të vazhdojë të shpreh një qëndrim i cili do ta ndryshojë rrjedhën e botës islame.
Reagim ndaj tentativës për grusht shteti ka shfaqur edhe Drejtori i Institutit Yunus Emre në Tiranë Salih Gultekin luti Zotin për mëshirë ndaj dëshmorëve që humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti, duke thënë se “Rruga juaj është rruga jonë”.
Duke theksuar se ngjarjet e fundit treguan edhe njëherë se FETO është shqetësim për Turqinë dhe botën, Gultekin shtoi se “Kjo tentative e poshtër për grusht shteti është rast i mirë për pastrimin e tërësishëm të organizatës tradhtare FETO”.
Ndërkohë, drejtori i Institutit Yunus Emre në Shkodër Omer Osman Demirbas u shpreh se “E dënoj këtë rrjet tradhtie i cili hap zjarr mbi qytetarët civilë dhe të pafajshëm”.
Koordinatori i TIKA-s në Tiranë Prof. Dr. Birol Çetin potencoi se është i gatshëm për çdo sakrificë që të dënohet në mënyrën më të rëndë çeta tradhtare që synoi pavarësinë e Turqisë.
Drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë Dr. Mehmet Ulker se gjatë orarit të punës kanë kryer detyrën ndërsa jashtë orarit kanë mbajtur kujdestari demokracie si “rasti i milingonës që bart ujë për ta shuar zjarrin”.
Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë Eyup Yavuz Umutlu, nga ana tjetër, vlerësoi se “Me këtë ngjarje i tërë populli dhe bota u bënë dëshmitarë se si kjo organizatë e pamëshirshme terroriste është në gjendje ta bëjë të lejuar çdo rrugë vetëm e vetëm për t’i arritur qëllimet e tyre dhe për t’i mbrojtur interesat e veta dhe të atyre që i kontrollojnë ata”.
Nga Sarajeva ka reaguar koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në këtë qytet Huseyin Sanli, i cili duke theksuar se edhe në Bosnjë e Hercegovinë kishte pritje në ankth për epilogun e tentativës për grusht shteti së paku sa në Turqi, u shpreh se atë natë dolën në shesh së bashku me qytetarë boshnjakë në mbështetje të Turqisë.
Sanli tha se tentativa për grusht shteti tregoi se populli turk dhe struktura demokratike e Turqisë në asnjë mënyrë nuk mund të rrënohet me një erë të dobët dhe të lehtë, duke shtuar se kjo tentativë do ta forcojë edhe më shumë Turqinë dhe do ta përgatisë për të ardhmen.
Ndërkaq, zv/Drejtori i Institutit Yunus Emre në Sarajevë Mustafa Yildiz potencoi se Turqia do të dalë më e fortë nga ngjarjet e fundit dhe se me këtë tentativë u tregua edhe një here lojaliteti ndaj shtetit dhe atdheut.
Nga ana tjetër, Sekretari për Shërbime Fetare në Sarajevë Hasan Atli, duke thënë se dhënia e të gjitha forcave për ta mbrojtur ligjin është detyra më e madhe e popullit, u shpreh se “Jemi së bashku me popullin kundër çdo tentative jashtëligjore”.
Prof. Dr. Yucel Ogurlu nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS) tha se Turqia shpëtoi nga pragu i një skenari katastrofal për Turqinë dhe se grupi i organizuar duke i përdorur mundësitë e shtetit dhe vlerat fetare e tregoi fytyrën e vërtetë duke ndërhyrë që nga politika ditore e deri te politika e jashtme ndërkombëtare.
Ndërkaq, koordinatori i TIKA-s në Beograd Mehmet Bayrak, duke theksuar se kjo tentativë synoi ta lëkundë stabilitetin e Turqisë dhe ta prishë unitetin e shtetit dhe bashkësinë e popullit, tha se populli turk niset me botëkuptimin për “një shtet, një flamur, një atdhe dhe një komb” dhe se me këtë u ka dhënë leksionin e duhur figurave të kësaj loje të montuar. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit