Kamerat e vendosura në uniformat e policisë në Dakotën e Veriut, kanë regjistruar konfrontimin fatal mes zyrtarëve policisë dhe një personi nga Siria.

Gjithçka filloi kur policët po i afroheshin 37-vjeçarit Mohamat Barakat, i cili kishte organizuar pritë për ta dhe sapo u shfaqën filloi të shtie mbi ta me armë të gjatë.


Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë polici Jake Wallin dhe tre persona tjerë u plagosën, përfshirë policët Andrew Dotas dhe Tyler Hawes, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu e plagosur mbeti kalimtarja e rastit Karlee Koswick, që tentoi të largohet nga vendi ku po ndodhnin të shtënat.

Megjithatë polici Zach Robinson arriti fillimisht ta plagosë të dyshuarin dhe derisa iu afrua e urdhëronte që ta hedhë në tokë armën, por ai nuk iu bind dhe kështu u qëllua për vdekje i dyshuari. /Telegrafi/