Në Qendrën kulturore rinore në Shkup do të mbahet Panairi i shoqatave të qytetarëve për vullnetarizëm dhe qytetari vepruese të Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e Lajmeve AIM bën të ditur se motoja e panairit është ''Përmes vullnetarizmit në qytetari vepruese'', ndërsa organizohet nga ''Qendra vullnetare e Shkupit'', kurse financohet nga Bashkia e Shkupit.


Në Panair do të prezantohen shoqata të qytetarëve dhe fondacione të regjistruara në territorin e Bashkisë së Shkupit, por edhe jashtë Shkupit, të cilat veprojnë për të përfituar banorët e kryeqytetit.

Ky aktivitet organizohet për t'u shënuar 5 dhjetori - Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit./Telegrafi/