LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e punëdhënësve në Maqedoni: Rritja e pagës minimale për 20% e paqëndrueshme

Organizatat e punëdhënësve në Maqedoni: Rritja e pagës minimale për 20% e paqëndrueshme

Premtimet për rritjen e pagës minimale për 20%, organizatat e punëdhënësve e vlerësojnë si një premtim pa analizë. Ata e shohin si marketing politik, e cila veshtirë se mund të realiziohet në kushte kur kemi qeveri teknike ndërsa premtimi vjen nga ministry në largim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ibrahimi: Do të ketë rritje të pagës minimale për rreth 20 përqind
Lexo po ashtu Ibrahimi: Do të ketë rritje të pagës minimale për rreth 20 përqind

Me këtë ata shohin mundësi për kthimin besimin tek punëdhënist, e cila mund të ndihmojnë kompanitë të mbajnë punëtorët të cilët për shkak të rrogava të ulta janë duke ikur nga vendi. Nga ana tjetër qytetarët ankohen se me rrogat që I marrin është shumë vështirë të mbijetohet.

Sipas një analize të institutit “Finance Think” rritja e menjëhershme e pagës minimale mund të çojë edhe deri në largimin e punëtorëve pasi shumë kompani nuk do të jenë të gatshme ta përballojnë këtë rritje. Nga ky institut thonë se për atë arsye rritja duhet të bëhet në mënyre graduale e shoqëruar me subvencione të vendeve të punës, trajnime dhe rikualifikime./Telegrafi/