LAJMI I FUNDIT:

Organizata “QIKA”: Pas raportimeve për aktivitetet e Javës së Krenarisë na janë sulmuar zyrat

Organizata “QIKA”: Pas raportimeve për aktivitetet e Javës së Krenarisë na janë sulmuar zyrat

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se pas transmetimit të emisionit QIKA në ekran me temën “Ngjyrat e dashurisë” zyra e QIKA-s në Prishtinë është sulmuar dhe logoja është vandalizuar me ngjyrë të zezë.

Në njoftimin e kësaj organizate thuhet se ky është sulm ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut.

Lexoni të plotë njoftimin e QIKA-s:


Në vazhdën e sulmeve homofobike, bifobike e transfobike ndaj personave LGBTIQ+ dhe mbështetësve, është sulmuar zyra e QIKA në Prishtinë.

Pas transmetimit të emisionit ‘Ngjyrat e dashurisë’, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s, dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s.

Kujtojmë se pak ditë më parë me gjuhë të urrejtjes janë vandalizuar edhe zebrat pranë Hotel Grand të cilat aktivistet/ët i kishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit për Javën e Krenarisë.

 Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndalë. QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori