LAJMI I FUNDIT:

ORCA pas shoqërimit që iu bë në polici Rron Gjinovcit: Kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria dhe ministri Veliu

ORCA pas shoqërimit që iu bë në polici Rron Gjinovcit: Kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria dhe ministri Veliu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka dënuar shoqërimin në polici që i është bërë aktivistit, Rron Gjinovci.

ORCA në reagimin e bërë thotë se dyshon se kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët sipas tyre, po mbrojnë kolegun e tyre ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, transmeton Telegrafi.


“Atij iu shqiptua vërejtje verbale për mosrespektim të procedurave për lajmërimin e aktivitetit. Vlen të theksohet se kjo po ndodh për herë të parë në përvojën tonë të gjatë të organizimit të aktiviteteve të ngjashme protestuese. ORCA dyshon se kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe Ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj”, thuhet në reagim.

Pas shoqërimit në polici, lirohet Rron Gjinovci
Lexo po ashtu Pas shoqërimit në polici, lirohet Rron Gjinovci

Reagimi i plotë:

“Në një ekspozitë simbolike, ORCA ka shfaqur plagjiaturat e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj. ORCA këto plagjiatura i kishte denoncuar në vitin 2018 kur Ramë Likaj i pati përdorë për t’u avancuar nga pozita e profesorit të asocuar në atë të profesorit të rregullt. Me gjithë denoncimin nga ORCA, Senati i UP-së e kishte avancuar Likajn, ndërkaq në vitin 2019 Këshilli i Etikës tha se nuk ka mjete për ta verifikuar një gjë të tillë. Përveç denoncimit në UP, ORCA rastin e kishte proceduar edhe në platformën SCOPUS ku ishin indeksuar revistat në të cilat ishin publikuar punimet plagjiat të Likajt dhe kolegëve të tij. SCOPUS në vitin 2019 përjashtoi revistat nga lista e vet e indeksimit çka i dha vulë ndërkombëtare pohimeve të ORCA-s.

Megjithkëto, Ramë Likaj, nuk u penalizua asnjëherë, përkundrazi ai sot është bërë personi më i fuqishëm në arsim, ai është Ministër i Arsimit në vendin ku 76% e nxënësve 15 vjeçarë konsiderohen analfabetë funksionalë sipas organizatave ndërkombëtare.

ORCA-s nuk i kanë mbetur tjera rrugë, veçse të krijojë aleancë me qytetarët dhe aktivistët për t’u organizuar në aktivitete të rezistencës për të mos e lejuar degradimin e mëtejmë të arsimit në vend. Prandaj ORCA përmes kësaj ekspozite dëshiron të fillojë një sërë aktivitetesh, fillimisht duke e bërë të qartë për të gjithë se ministri ka bërë plagjiaturë. Kjo tash mund të shihet nga të gjithë sepse aftësia e vetme që duhet të ketë një njeri për ta verifikuar këtë, është të dijë t’i dallojë shkronjat dhe fjalët.

ORCA fton për organizim të mëtutjeshëm të qytetarëve dhe aktivistëve për ta larguar Ministrin Likaj.

ORCA po ashtu e dënon shoqërimin në polici të aktivistit Rron Gjinovci, i cili u lirua nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbale për mosrespektim të procedurave për lajmërimin e aktivitetit. Vlen të theksohet se kjo po ndodh për herë të parë në përvojën tonë të gjatë të organizimit të aktiviteteve të ngjashme protestuese.

ORCA dyshon se kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe Ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

ORCA falënderon avokaten Rina Kika e cila ishte prezente përgjatë shoqërimit të Gjinovcit, si dhe Togerin Eshref Beqiri, i cili u tregua tejet profesional në ekzekutimin e detyrave të tij”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori