OPPENHEIMER vjen në IMAX – Vetëm për 1 javë në Cineplexx Albi Mall!

OPPENHEIMER, vjen më në fund në një format që do t’ju lë pa frymë – IMAX, vetëm në Cineplexx, Albi Mall.
Është më shumë se një film – është një përjetim i rrallë vizual dhe emocional, që do t’a përjetoni në mënyrën më të fuqishme të mundshme.
Një histori që ka ndryshuar botën - Regjisori i njohur Christopher Nolan, i njohur për veprat si Inception, Interstellar dhe Dunkirk, sjell në ekran jetën komplekse të J. Robert Oppenheimer – shkencëtarit që qëndron pas krijimit të bombës atomike dhe projektit famëkeq Manhattan.
Përmes një rrëfimi të thellë, emocional dhe shpërthyes, Nolan nuk na jep vetëm një biografi, por një pasqyrë të fuqishme mbi moralin, përgjegjësinë dhe fuqinë shkatërruese të dijes njerëzore.Në rolin kryesor, Cillian Murphy ofron një interpretim brilant, të cilin kritika e ka cilësuar si më të mirin e karrierës së tij.
Pse duhet ta shikoni në IMAX?
OPPENHEIMER është xhiruar pjesërisht me kamera të teknologjisë më të avancuar IMAX, dhe vetëm në këtë format, mund t’a përjetoni filmin në mënyrën siç regjisori e ka konceptuar.
IMAX ofron:
- Rezolucion ultra të lartë – imazhe të qarta dhe të detajuara si kurrë më pare.
- Ekran gjigant që mbush gjithë fushën tuaj të shikimit.
- Audio të fuqishme dhe të rafinuar, që nuk dëgjohet – por ndjehet.
- Atmosferë unike që të zhyt në ngjarje si të ishe aty.
Në këtë format çdo shpërthim, çdo emocion, çdo moment i tensionuar do të jetë më intensiv, më real dhe më mbresëlënës.
Një mundësi e rrallë – Vetëm nga 21 deri më 27 Gusht
Për herë të parë në Kosovë, një film i këtij kalibri do të shfaqet në formatin IMAX, dhe do të jetë i disponueshëm vetëm për një javë. Nga 21 Gushti deri më 27 Gusht, mos e humbni rastin të bëheni pjesë e kësaj premiere ekskluzive.
Çmimi? Vetëm 5€ për biletë!Biletat tashmë janë në shitje dhe interesimi është i madh – rezervo vendin tënd që tani për të mos mbetur pa biletë!
Mos e humb këtë rast historik për të parë një nga filmat më të rëndësishëm të kohës sonë në mënyrën më mahnitëse të mundshme.
Një javë, një përvojë, një ekran gjigant. Vetëm në IMAX.

















































