Opozita shqiptare në RMV: Të ndalojë presioni ndaj gjykatësve të Gjykatës Supreme
Deklarata e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, se presioni ndaj gjykatësve është një praktikë, sa është e vërtetë, po aq është e dhimbshme, thonë përmes një reagimi partitë opozitare shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike. Kjo, sipas tyre, është diçka më shumë se një dëshmi relevante e shqetësimit të tyre,, për të cilin, siç thuhet në reagim, opozita e ka ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme.
“Tashmë dihet qartë se kush po bën presion ndaj gjyqësorit dhe pse po e bën këtë. BDI-ja dhe LSDM-ja po vazhdojnë t’i shkelin të gjitha vlerat demokratike, pavarësinë institucionale, integritetin e gjykatësve dhe, në përgjithësi, të sistemit të drejtësisë, duke ushtruar zhvatje mbi ta, për ta kthyer Gruevskin dhe për ta shpëtuar shpurën e kriminelëve të tij, gjithë kjo në favor të kalkulimeve elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Andaj e përshëndesim këtë deklaratë e cila ndihmon që edhe njëherë të zhveshë BDI-në dhe kredibilitetin e saj të munguar, si dhe të dëshmojë që ajo e ka humbur dhe po e humb mbështetjen dhe influencën e saj politike. Ne – opozita e bashkuar shqiptare – gjykojmë se këto janë veprime të pafalshme, andaj qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të gjykatësve në Gjykatën Supreme”, thuhet në reagimin e opozitës shqiptare.
Në reagim bëhet thirrje për gjykatësit supremë që të rezistojnë, të mos bien pre e shantazheve dhe kërcënimeve dhe të veprojnë në bazë të akteve dhe normave ligjore.
“Askush nuk guxon ta cenojë në këtë mënyrë pavarësinë e gjyqësorit e aq më pak vetë drejtësinë, ndërsa ata që e bëjnë këtë duhet të marrin dënimin e duhur. Gjithsesi, dënimin më të madh do ta kenë në zgjedhje, nga të cilat na ndajnë pak muaj”, përfundon reagimi i opozitës shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri