LAJMI I FUNDIT:

Opozita në Serbi, për ndryshimin e Ligjit për Referendum: Ky është paralajmërim për njohjen e Kosovës

Opozita në Serbi, për ndryshimin e Ligjit për Referendum: Ky është paralajmërim për njohjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Millosh Jovanoviq tha sot se paralajmërimi i nxjerrjes së Ligjit të ri për Referendumin dhe nismën e popullore është në funksion i ndryshimit të planifikuar të Kushtetutës së Serbisë dhe aktit përfundimtar të tradhtisë së interesave shtetërore, duke njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nëse ligji i propozuar miratohet në Kuvendin e Serbisë, të gjitha partitë e mazhorancës në pushtet definitivisht do të përcaktohen si antishtetërore, antikombëtar dhe jodemokratike”, tha lideri DSS, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së lëvizjes “Fshesa 2020” (Metla 2020).

Siç shkruan “Beta”, Jovanoviq ka vlerësuar se heqja e censusit i cili përcakton pjesëmarrjen e gjysmës së qytetarëve me të drejtë vote si kusht i vlefshmërisë së referendumit republikan, është i papranueshëm dhe paraqet pakuptimësinë e referendumit, si formë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në nxjerrjen e vendimeve më të rëndësishme, siç është ndryshimi i kufijve të Serbisë dhe ndryshimi i Kushtetutës, përcjell Telegrafi.


“Arsyetimi i propozuesve të Projektligjit për Referendum dhe nismë popullore që të fshihet kushti i pjesëmarrjes mbi 50% të votuesbe të regjistruar, në mënyrë që ligji i ri të harmonizohet me Kushtetutën, thjesht nuk qëndron. Kushtetuta nuk parashikon numrin e nevojshëm të daljes së votuesve që referendumi të jetë i vlefshëm, por thjesht tregon që vendimi merret me shumicën e votuesve, që kanë dalë të votojnë “, tha Jovanoviq.

Edhe nënkryetari i Partisë Popullore Miroslav Aleksiq tha se kundërshton ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Referendum, duke thënë se me këtë synohet të lehtësohet njohja e Kosovës si një shtet të pavarur.

Sipas ligjit ekzistues për referendum në Serbi, për tu konsideruar i suksesshëm ose i dështuar deklarimi i qytetarëve ishte e nevojshme të dilnin në votim më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar, ose 50 për qind plus një.

Mirëpo, në Projektligjin e ri për Referendum dhe nismë popullore, të përgatitur nga Ministria e Administratës Publike, kjo dispozitë nuk ekziston. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori