Partitë opozitare sërish kanë shprehur kundërshtimet e tyre rreth Projektbuxhetit për vitin 2025.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku ky Projektbuxhet ka ardhur për shqyrtim në lexim të dytë, deputetët opozitarë kanë kundërshtuar shqyrtimin e tij.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si grup parlamentar janë të një mendimi që ky Projektbuxhet të mos vihet fare në votim në leximin e dytë.
“Kanë dalë një mori planifikimesh kriminale, duke filluar nga Ministria e Bujqësisë. Votimi i këtij Projektbuxheti do të thotë mbështetje e një planifikimi kriminal mbi ato subvencione e grante që kanë qenë të planifikuara dhe tashmë kanë filluar t’i marrin paratë ata njerëz që janë të përfshirë në këto skema kriminale”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se ky është buxhet i kontaminuar, do të duhej t’i nënshtrohet edhe një diskutimi të thellë.
“Në leximin e parë kur ka ndodh votimi ne nuk i kemi pasur të njohura faktet që kanë dalë pastaj. Kërkoj që ky projektbuxhet të kthehet mbrapa”, tha Tahiri.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili foli në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, u shpreh se ky Projektligj ka shkelje kushtetuese.
“Mendoj që kryeministri duhet të paraqitet në këtë seancë dhe ta thotë qartazi nëse është qëllimi për të krijuar krizë financiare me buxhetin vjetor të Kosovës duke krijuar precedent të shkeljeve kushtetuese brenda këtij ligji, duhet ta thotë qëllimin e tij, qëllim që duhet të kundërshtohet nga të gjithë pa përjashtim LDK i tregoi elementet bazë ku po shkelet kushtetuta dhe ligji. Kjo nuk duhet të lejohet”, tha Zemaj.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shtuar se procedura sesi ka ardh buxheti i vitit 2025 në lexim të dytë në Kuvend, është procedura e cila do ta turpëroj përgjithmonë jetën parlamentare, një shumicë parlamentare që udhëheq qeverinë.
“Në fund të mandatit pa pas asnjë nevojë, për asnjë emergjencë, për kurrfarë afati kohor, seanca kundërligjshëm e fut në debat trajtimin me urgjencë duke e mbytur dhe ngulfatur mundësinë e deputetëve që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në hartimin e buxhetit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar 9 shkurti do të jetë dita e gjykimit për të gjithë ne. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler