Bora Zemani ka qenë padyshim një prej personazheve publike më të komentuara kohëve të fundit nga mediat rozë.

Prezantuesja e njohur u përfol për romancën e saj me aktorin dhe banorin e Big Brother VIP, Donald Veshaj, me të cilin pati edhe një takim ribashkimi në javët e para të spektaklit.


Por, derisa dyshja Bora - Donald konsideroheshin çifti perfekt, rrjedha e historisë ndryshojë kur aktori nisi lidhjen e re brenda shtëpisë së famshme me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

borazemani 263718848 757176212350500 4250920133040751272 n Foto: Bora Zemani/Instagram

Teksa ky trekëndësh po vazhdon të komentohet akoma, Bora ka vazhduar me angazhimet e saj profesionale nën drejtimin e emisionit “Përputhen”, nga ku edhe solli një imazh të veçantë.

borazemani 269458111 1020531275217112 200839841012318501 n Foto: Bora Zemani/Instagram

Moderatorja së fundmi postoi një fotografi nga studio e emisionit ku shihet përkrah nënës së saj, Ermira Zemani.

“Me opinionisten e jetës time”, ka shkruar Bora në mbishkrimin e fotos.

Ndërkohë, kujtojmë që Bora është nënë e një djali nga martesa e saj e mëparshme me DJ Vin Veli. /Telegrafi/

borazemani 269340022 1345765235888363 3946128281923785928 n Foto: Bora Zemani/Instagram