Operacioni “Rrjeta”, sekuestrohen një armë e një karikator në Shtime

Policia e Kosovës ka organizuar sot pasdite operacionin policor të koduar ku gjatë bastisjes në një shtëpi në Shtime, ka gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Ekol, një karikator, tri boca ajri, 295 rruaza metalike, kalibër 4.5 milimetra.
Personi i dyshuar Rr.B. (33) është njoftuar për arsyen e kontrollit dhe ka pranuar se mbante një armë të llojit Ekol me bocë ajri, si dhe municion rruaza metalike.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Policia e Ferizajt apelon te qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo aktivitet të dyshuar që mund të cenojë sigurinë publike.

















































