Operacioni i SPAK në Shijak e Durrës, lëshohen 6 urdhër-arreste

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin që Policia e Shtetit dhe SPAK po zhvillojnë në Durrës. A2 CNN mësohet se operacioni ka për objekt dy grupe kriminale të dyshuar si të përfshirë në vrasje dhe tjetërsim të pronave.
Mes urdhër arresteve, një është për A.L, pas dyshimeve për tjetërsim masiv pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.
Urdhra arresti janë miratuar edhe për V.M, V.D dhe E.K, vëllain e deputetit socialist Loer Kume.
Ndërkohë SPAK ka siguruar një tjetër masë "arrest në burg" për A.A, i cili ndodhet në paraburgim për krime të tjera të rënda dhe për A.A si të dyshuar për vrasje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































