Një skuadër e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka nisur një operacion shpëtimi në zonën malore të Bjeshkëve të Nemuna.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ShKShMK përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ekipet janë të angazhuara në terren dhe operacioni është në zhvillim e sipër.


“Në lidhje me detajet dhe zhvillimet e mëtejshme, qytetarët do të informohen me kohë”, thuhet në njoftim.

Arsyeja dhe natyra e ndërhyrjes ende nuk janë bërë publike. /Telegrafi/