Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), ka ndërmarrë sot në orët e para të mëngjesit një aksion të gjerë kontrolli në tri rajone të vendit, Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë, këtë informacion për Telegrafin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani po ashtu ka potencuar se aksioni po realizohet me urdhër të Gjykatës kompetente dhe ka për qëllim mbledhjen e provave në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për korrupsion.


Zyrtarët policorë janë duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione të caktuara, ndërsa sipas Kelanit për momentin nuk janë dhënë më shumë detaje për të mos penguar zhvillimin e operacionit.