LAJMI I FUNDIT:

Opera Mini në iPad

Opera Mini në iPad

Nga ana e kompanisë Opera është lëshuar një njoftim se shfletuesit e saj mobil Opera Mini e Opera Mobile aktualisht shfrytëzohen rreth 105 milionë përdorues të pajisjeve mobile.

Pos kësaj të dhënë të rëndësishme për kompaninë, për të cilën iu keni informuar ditë më parë, udhëheqësit e kompanisë kanë njoftuar se janë duke bashkëpunuar me kompaninë Apple që të ofrohet versioni mobil i shfletuesve të këtij prodhuesi në kompjuterin tablet iPad.

Në panairin World Mobile Congress i cili po mbahet këto ditë në Barcelonë, kompania në fjalë planifikon të paraqesë versionet më të reja të shfletuesve të vet të cilët do të përdoren në pajisjet e bazuara në sistemet operative Android, Symbian, J2ME, BlackBerry si dhe në pajisjet iPhone e iPad. /Telegrafi/