OpenAI pothuajse do të dyfishojë fuqinë punëtore deri në fund të vitit 2026

Start-upi i Inteligjencës Artificiale, OpenAI, planifikon pothuajse të dyfishojë stafin e saj, nga 4,500 në 8,000 deri në fund të vitit 2026.
OpenAI planifikon të shpërndajë shumicën e punonjësve të rinj në zhvillimin e produkteve, inxhinierinë, kërkimin dhe shitjet.
Kompania që ka krijuar ChatGPT po rrit gjithashtu rekrutimin e specialistëve të fokusuar në “mbështetje teknike”, që synon të ndihmojë bizneset të përdorin më mirë mjetet e saj.
Raundi më i fundit i financimit të kompanisë e vlerësoi atë në 840 miliardë dollarë, pasi gjigantët e teknologjisë dhe SoftBank i Masayoshi Son (9984.T) iu bashkuan raundit të saj të madh prej 110 miliardë dollarësh.
Raportohet se CEO i OpenAI, Sam Altman, aktivizoi “një alarm të kuq” të brendshëm në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, duke ndaluar projektet jo-kyçe dhe duke riorientuar ekipet për të përshpejtuar zhvillimin si përgjigje ndaj Google Gemini 3. /Telegrafi/



















































