Deri në fillim të panairit të automobilave në Frankfurt kanë mbetur më pak se tri javë dhe Opel ka zbuluar se cilat modele të reja i ka përgatitur për vizitorët e këtij manifestimi.
Panairi i automobilave në Frankfurt është ekspozita e parë e madhe ndërkombëtare, në të cilën Opel merr pjesë në kuadër të grupit PSA.
Vetura e parë e këtij brendi në panair do të jetë Insignia, sedan sportiv për të gjithë ata që dëshirojnë veturë për argëtim maksimal. GSi është i pajisur me ndërrues automatik prej tetë shpejtësive.
Insignia GSi ka motor benzinë prej 2.0 litra me 260 kuaj fuqi. Ky lloj modeli shpenzon 11,2 litra në kushte të qytetit dhe 7,1 litra jashtë qytetit, përkatësisht 8,6 litra në ciklin e kombinuar, transmeton KosovaPress.
Emetimi i dyoksid karbonit është 197 gramë për një kilometër të kaluar.
Risia tjetër në panairin e Frankfurtit do të jetë SUV Grandland X, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Peugeot para se gjiganti francez të blinte Opel-in. Grandland X sipas dimensioneve është i pozicionuar mbi Crossland X. Automobili është i gjatë 4.477 mm, rreth 25 cm më i gjatë se sa modeli Crossland X, i gjerë 1.844 mm dhe i lartë 1.636 mm, derisa distanca ndërmjet rrotave është 2.675 mm.
Edhe pse automobili është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Peugeot Citroen, dizajni i jashtëm i përgjigjet stilit të Opelit.
Ana e përparme e automjetit ngjason dukshëm me Crossland X më të vogël, sidomos nga ana e maskës së ftohësit dhe dritave me mbishkrimin LED, derisa dritat e frenimit u ngjasojnë atyre të Opel Astrës.
Opel Grandland X ofron hapësirë të mjaftueshme në kabinë për pesë udhëtarë.
Më shumë detaje teknike për këtë model do të bëhen të ditura gjatë panairit në Frankfurt.
Modeli tjetër që do të prezantohet në këtë panair është edhe Opel Insignia Country Tourer. Bëhet fjalë për variantin karavan “cross”, me shenjën Country Tourer. Opel pohon se në modelin e ri ka përfshirë modelin plotësisht të ri dizel.
Më shumë detaje teknike për gjeneratën e re të modelit Insignia Country Tourer, si dhe të dhënat motorike, do të bëhen të ditura gjatë panairit në Frankfurt.
Në fund, por jo aq shumë i parëndësishëm, në këtë panair do të prezantohet edhe vetura e re për udhëtarë Vivaro Tourer, e cila do të ketë premierën e saj në qytetin gjerman.
Duke iu falënderuar mundësive të shumta të konfigurimit, Vivaro aktualisht është vetura më e popullarizuar komerciale e Opel-it.
Panairi i automobilave në Frankfurt fillon më 12 shtator. Dy ditët e para janë të rezervuara për përfaqësuesit e mediave, ndërsa dyert e panairit për publikun do të hapen më 14 shtator.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri