LAJMI I FUNDIT:

Onat dhe Majk vijnë si TDS në projektin e ri, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto)

Onat dhe Majk vijnë si TDS në projektin e ri, imazhe ekskluzive nga klipi (Foto)

Dy reperët e njohur Majk dhe Onat shumë shpejt do të publikojnë projektin e tyre më të ri, kësaj radhe duke mbledhur forcat së bashku si TDS, grupi me të cilin nisën karrierën së bashku.

Të kontaktuar nga Telegrafi, dyshja kanë rrëfyer se kanë përfunduar këngën dhe incizimet e klipit, gjersa pritet vetëm finalizimi i projektit.

“Kënga e re është e zhanrit hip-hop, muzikën e ka realizuar BledBeats, tekstin e kemi shkruar ne, gjersa masteringu është realizuar në studion e Cricket. Përderisa është rap, atëherë trajton edhe temën e hip-hopit”, ka thënë Onat për Telegrafin.


Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, për të cilat është kujdesur produksioni XL Films, teksa i gatshëm për publikun pritet të jetë javën e ardhshme,

“Publikimi i këngës së re bëhet javën e ardhshme, ndaj besoj edhe fansat do ta mirëpresin”, shton më tej reperi.

I pyetur nga Telegrafi për ‘rikthimin’ si TDS, pasi kështu e filluan karrierën dy të talentuarit, Onati u shpreh,

“Si po ndihem pas që pas një kohe vij në bashkëpunim me Majkin? S’di çfarë të them, ne me Majkin jemi gjithmonë bashkë, ndaj nuk është ndonjë ndjenjë e re, përveq asaj që jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe mezi pres edhe unë njejt sikur fansat që të publikohet ky projekt, pasi një kohë të gjatë nuk kemi publikuar diçka sëbashku, edhe pse vazhdojmë të punojmë bashkë”, përfundon Onati për Telegrafin.

Këto ditë kanë përfunduar xhirimet e klipit nga produksioni XL, gjersa Telegrafi ka përcjell nga afër këto xhirime, dhe në vazhdim ju sjellim disa fotografi ekskluzive nga prapaskenat e klipit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Kalo në kategori