Olivier Martinez dikur një nga meshkujt më joshës të Hollywoodit, sot duket i pa njohur

Aktori francez Olivier Martinez, dikur i njohur si një nga joshësit më të mëdhenj të Hollywood-it, sot është thuajse i panjohshëm për publikun – madje edhe për adhuruesit e tij më të mëdhenj.
59-vjeçari u bë i famshëm me rolin në filmin “Before Night Falls” (2000), ndërsa popullaritetin e madh e fitoi dy vite më vonë me hitin “Unfaithful” (2002), ku interpretoi krah Diane Lane dhe Richard Gere si zavodniku Paul Martel.
Edhe pse jeton në Los Angeles, Martinez prej vitesh është tërhequr nga jeta e famës dhe shfaqet rrallë në publik. Ai tashmë mban flokë dhe mjekër të thinjur, që e bëjnë të duket krejt ndryshe nga imazhi i tij i dikurshëm.
Publiku e mban mend edhe nga rolet në filma të njohur si thrilleri aksion “S.W.A.T.”, ku luajti kriminelin francez Alex Montel, apo “Taking Lives”, një thriller psikologjik. Po ashtu, ai u shfaq në filmin romantik me elemente horror “Blood and Chocolate” dhe në aventurën triler “Dark Tide”, ku luajti bashkë me Halle Berry.
Filmi i tij i fundit ishte “Mosquito State” (2020), ku interpretoi rolin e Edward Werner.

Martinez dhe Halle Berry u njohën në vitin 2010 gjatë xhirimeve të filmit Dark Tide, ndërsa u martuan në vitin 2013. Po atë vit ata u bënë prindër të djalit të tyre, Maceo. Megjithatë, martesa nuk zgjati dhe çifti paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016, i cili u finalizua në vitin 2023.
Gjatë kohës së marrëdhënies, Martinez u përfshi në një incident të bujshëm, kur dhunoi ish-partnerin e Berry-t, modelin Gabriel Aubry – përleshje që më pas u publikua në media.

Edhe pse ish-çifti ndan kujdestarinë e djalit, vitin e kaluar Berry nisi një proces të ri gjyqësor, duke kërkuar që Martinez të detyrohej të merrte pjesë në terapi të përbashkëta për prindërit, pasi sipas saj ai e shmangte këtë detyrim.
Sot, aktori shihet rrallë në publik dhe vazhdon të ruajë privatësinë. Nga ajo që dihet, Martinez aktualisht nuk është në një lidhje. /Telegrafi/






























































