LAJMI I FUNDIT:

Olivier Giroud thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin

Olivier Giroud thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin

Olivier Giroud thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për të kaluar në verë si lojtar i lirë nga Chelsea.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kohë që lidhet me një kalim te skuadra nga Serie A dhe duket se këtë gjë do ta kompletojë me të përfunduar ky edicion.

Kontrata aktuale e Giroud përfundon më 30 qershor dhe me 1 korrik pritet që ai të zbarkojë në Milano, por e gjitha do të varet nga situata me coronavirus.


Interi ishte shumë afër të transferonte fituesin e Kupës së Botës në afatin kalimtar të janarit, mirëpo lëndimi i Tammy Abrahamit i ndryshoi gjërat.

Frank Lampard nuk e lejoi largimin e tij dhe e mbajti atë në skuadër, por jo edhe për shumë gjatë.

Giroud ka bërë të ditur se ai ishte i hapur për t’u ribashkuar me Antonio Conten, e që këtë gjë duket se do ta bëjë në verë. /Telegrafi/