“Detyrat të cilat i kryen një ushtar deri në orën 07:00 të mëngjesit, shumica e njerëzve nuk mund t’i kryejnë gjatë tërë ditës”! Kjo thënie më së miri ilustron rutinën rigoroze ditore të ushtarakëve, me të cilën ballafaqohen edhe kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (Akademisë Ushtarake). Por, është pikërisht qëndresa dhe angazhimi i tyre çelësi i arritjeve. Sepse, siç ka thënë miku i madh i Kosovës, gjenerali me katër yje dhe ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Collin Powell: “Nuk ka sekrete në sukses. Gjithçka është rezultat i përgatitjeve, punës së rënd dhe mësimit nga dështimet”.
Për katër vjet rresht zgjohen në orën 5:00 dhe deri në orën 23:00 janë të ngarkuar me detyra. Kjo është përditshmëria e kadetëve të QSU-së. Sfidat për ta nisin nga momenti kur i dorëzojnë dokumentet e aplikimit, për të vazhduar me nëntë testet e rënda përmes të cilave duhet të dëshmojnë se janë të aftë dhe të denjë për uniformat e kadetit të FSK-së.
Kryetari i Bordit të Përzgjedhjes së Kandidatëve, koloneli Skender Zhitia, në një bisedë për Telegrafin ka deklaruar se FSK është e kënaqur me numrin e kandidatëve që aplikojnë për studime në QSU.
“Çdo vit aplikojnë qindra persona, por pranohen më pak se 20 prej tyre. Se sa kadetë pranohen në një gjeneratë, kjo varet nga planet afatgjata që i kemi. P.sh., nëse pas katër vitesh do të pensionohen 12 oficerë, atëherë FSK-ja hap konkurs për pranimin e 12 kadetëve të cilët, pas përfundimit të shkollimit në QSU dhe AUK (Universitetin Amerikan të Kosovës), gradohen si oficerë. Por, përveç pranimit të kadetëve në QSU, FSK-ja pranon dhe dërgon kadetë edhe në Akademinë Ushtarake të Gjermanisë, Maqedonisë, Turqisë etj., të cilët u nënshtrohen testeve para se të përzgjidhen për shkollim jashtë”, ka thënë Zhitia.
Sipas tij, FSK ka arritur të ndërtojë një sistem të avancuar të pranimit të kadetëve: kandidatët duhet t’u nënshtrohen testeve të gjuhës angleze, testeve të inteligjencës dhe të logjikës, testit fizik e mjekësor, intervistës dhe në fund – “Javës së Ferrit”.
Ky sistem bën që të përzgjidhen më të mirët e më të mirëve, ndërsa me planprogrami katërvjeçar të cilin e ndjekin kadetët, ata po korrin suksese në garat rajonale e botërore.
Ismail Hoxha, oficer i dalë nga QSU, kishte lënë gjurmë në Angli kur ishte shpallur kadeti më i mirë i Ballkanit dhe i Evropës. Për këtë e kishte shpërblyer edhe princi i Anglisë me “Shpatën e Nderit”. Kjo arritje u përsërit edhe nga Xhevahir Hasanaj i cili u shpall kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike nga Forcat Mbretërore të Britanisë, për të cilat u shpërblye me çmimin “Overseas” nga kryeministrja britanike Theresa May.
FSK suksese ka arritur edhe në tetor të vitit 2016, kur për herë të parë kishte fituar të drejtën të merrte pjesë në garën prestigjioze ndërkombëtare “Cambrian Patrol” – garë kjo ku testohet lidershipi, puna në ekip, fitnesi fizik, aftësia për të kompletuar një mision etj. – e ku ekipi nga Kosova merr Medaljen e Artë.
Në ekipin e FSK-së, për garën “Cambrian Patrol”, pjesëmarrës ishte edhe Fiton Kastrati, i biri i dëshmorit Isa Kastrati. Ai është një tjetër oficer i dalë nga QSU që ka përfunduar suksesshëm edhe trajnimin “Infantry Basic Officer Leader Course” në SHBA.
Kastrati për Telegrafin ka thënë se në garën “Cambrion Patral” sfidat kanë qenë të vështira, por se motivi i lartë dhe përgatitja kanë bërë që Kosova të triumfojë me Medalje të Artë nga kjo garë ku merrnin pjesë 121 ekipe ndërkombëtare.
“Këto suksese arrihen falë punës dhe sakrificave të gjeneratave të mëhershme. Vazhdimësia e kontributit për atdheun ka bërë të jemi këtu ku jemi. Ne jemi veç një hallkë e zinxhirit që vazhdon këtë rrugëtim”, shton ai.
Këtë Akademi, Kastrati ua rekomandon të rinjve, duke shtuar se jeta ushtarake ndikon në ndërtimin e një personaliteti dhe karakteri të fortë e me vlera. Të njëjtin mendim e ka edhe kadeti Vilson Musaj, i cili më 12 korrik të këtij viti e përfundon shkollimin në QSU dhe AUK, e që me gradën nëntogerit do t’i udhëheq 30 ushtarë.
Musaj tregon se kadetët zgjohen në ora 05:00 të mëngjesit për të nisur obligimet, si: higjiena personale, ushtrimet fizike, prapë higjiena personale, ngritja e flamurit, ngrënia e mëngjesit, ndjekja e ligjëratave në AUK dhe ndjekja e ligjëratave të shkencave ushtarake në QSU. Prej orës 19:30 deri në orën 22:30 u fillon periudha e mësimit të obliguar, e në orën 23:00 koha e gjumit.
“Sfida kryesore e një kadeti është tranzicioni prej jetës civile në jetën ushtarake. Kjo bëhet përmes ‘Javës Zero’ apo ‘Javës së Ferrit’”, thotë Musaj, për të cilin motivet për t’u futur në QSU kanë qenë historia shqiptare, luftërat e fundit dhe tradita familjare.
Kadetët janë të obliguar të qëndrojnë në objektet e QSU-së gjatë tërë kohës së studimeve, gjë që e bën të rrallë kontaktin me familjarët dhe miqtë e jetës civile. Sipas Musajt, qëndrimi larg familjes është gjë e vështirë në fillim, por që më vonë u ndihmon kadetëve të pavarësohen.
Ministri në detyrë i FSK-së, Haki Demolli, i pyetur nga Telegrafi për të komentuar suksesin e kadetëve shqiptarë, tha: “Çelësi i suksesit qëndron fillimisht te vetë kadetët, por edhe tek interesimi i madh për t’u bërë pjesë e FSK-së, tek përzgjedhja në mënyrën më korrekte, si dhe përgatitja e testeve adekuate ku nuk është e mundur të ndërhyjë dikush”.
“Kur aplikojnë 300-400 persona për 12 pozita, padyshim se përzgjidhen më të mirët e më të mirëve. Gjithashtu, edhe puna përbrenda QSU-së është shumë profesionale, fal bashkëpunimit edhe me faktorin ndërkombëtar”, ka shtuar ai.
Të gjitha këto që u thanë më lartë, kanë bërë që FSK të renditet si institucioni më i besueshëm në Kosovë. Me përgatitjet dhe gatishmërinë e tyre, me sukseset në vend dhe në botë, pjesëtarët e këtij institucioni po e bëjnë krenar çdo qytetar të Kosovës.
Me ta Kosova e bën një gjumë më të qetë.
Faleminderit kadetë! Faleminderit FSK. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët