Milani ësht duke kërkuar transferimin e sulmuesit meksikan Santiago Gimenez gjatë afatit kalimtar të janarit.
Megjithatë oferta e Rossonerëve nuk e ka kënaqur askënd te gjiganti holandez.
Drejtuesit e Feyenoordit dhe Santiago Gimenez thuhet se janë të pakënaqur me ofertën e fundit të Milanit për sulmuesin meksikan.
Sipas Fox Sports, përfaqësuesit e Gimenez u tronditën nga oferta e ulët nga klubi italian, duke pritur që Milani të përmbushë vlerën prej 40 milionë euro të vendosur nga Feyenoord.
Në vend të kësaj, oferta e Milanit ishte 20 milionë euro plus një klauzolë shitjeje prej 10%, të cilën Feyenoord e refuzoi menjëherë.
Gimenez ka qenë në formë të fortë këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 2 asistime në 17 ndeshje për Feyenoord.
Feyenoord edhe në verë kishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro për sulmuesin e tyre, pasi synimi është të fitojnë mbi 40 milionë euro nga largimi i Santiago Gimenez. /Telegrafi/