LAJMI I FUNDIT:

OEK prezanton rezultatet e klimës së biznesit

OEK prezanton rezultatet e klimës së biznesit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) prezanton rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”.

Përmes një njoftimi për media OEK ka bërë të ditur se ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore. Indikatori i konfidencës ka shënuar një rënie prej 10.2 p.p këtë tremujor krahasuar me TM paraprak.

Pritjet pozitive për performancë të mirë të biznesit vijnë vetëm nga sektori i tregtisë me pakicë; sektori privat në Kosovë këtë tremujor ka pritshmëri më të ulët për punësim krahasuar me tremujorin paraprak. /Telegrafi/