Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), parashikon se rritja ekonomike globale pritet të prekë nivelin më të lartë në 8 vitet e fundit, gjatë vitit të ardhshëm. Por, sipas organizatës, investimet e dobëta dhe rritja e borxhit, sidomos në ekonomitë në zhvillim, do të limitojnë përmirësimin e mëtejshëm. Ekonomia globale pritet të rritet me 3.6%, gjatë këtij viti dhe me 3.7% në vitin 2018, por do të ngadalësohet lehtë, në 3.6% në 2019-ën.
“Situata aktuale është pozitive, por nëse nuk ka aktivitet të fortë në sektorin privat dhe rritje më të shpejtë të pagave reale, perspektiva e ekonomive nuk do të jetë kaq optimiste”, deklaroi shefja e ekonomistëve të organizatës, Catherine Mann. Sipas saj, të dhënat e fundit kanë marrë nxitje nga politikat fiskale dhe monetare. Mann shtoi se, kompanitë nuk po investojnë mjaftueshëm për të kompensuar zhvlerësimin aktual të aktiveve.
Pavarësisht investimeve të dobëta private, ekonomitë familjare dhe kompanitë po përfitojnë nga normat e ulëta të interesit në shumë vende, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve kur bankat qendrore të nisin politikat tkurrëse monetare. Me normën më të fortë në një dekadë, Eurozona pritet të tejkalojë ekonomitë e tjera të zhvilluara, gjatë këtij viti, me një rritje prej 2.4%, ndërsa në 2018-ën dhe 2019-ën parashikohet një rritje prej 2.1% dhe 1.9% respektivisht. OECD rriti projeksionet për ekonominë e SHBA, në 2.2% për këtë vit, 2.5% në 2018-ën dhe 2.1% në 2019-ën. Organizata uli projeksionet për Japoninë në 1.5% për këtë vit dhe paralajmëroi se borxhi prej 220% të PBB-së, më i larti ndër vendet anëtare, përbën një rrezik serioz për vendin.
OECD-ja paralajmëron se norma e investimeve të bizneseve në shumicën e ekonomive të mëdha vazhdon të jetë shumë e ulët, e pamjaftueshme për të mbështetur rritjen ekonomike në të ardhmen. Në parashikimin e fundit për ekonomitë, “klubi” i kombeve më të pasura të botës tha se ritmet e larta të rritjes do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm, por do të ngadalësohen në vitin 2019, nëse investimet nuk përmirësohen. Krye ekonomistja e OECD, Catherine Mann, tha: “Aktualisht politika është stimuluese, por në mungesë të reformave strukturore, duhet që investimet e sektorit privat të rriten, në mënyrë që ekonomia të vijojë tendencën aktuale të rritjes.” Organizata, e cila ka për detyrë të përmirësojë performacën ekonomike, tha se rritja është kryesisht ciklike dhe është nxitur nga përpjekjet e bankave qendrore për të ulur kostot e huamarrjes dhe nga largimi i qeverive nga shtrëngimet fiskale.
Ky kombinim, sipas OECD, ka çuar në rritjen më të fortë të sinkronizuar, që nga viti 2010, me të 35 vendet anëtare të organizatës që po njohin një zgjerim të ekonomive. “Vendet duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë të rritjes, për të ndërmarrë politika që sigurojnë se ky dinamizëm do të vazhdojë edhe kur këto politika fiskale dhe monetare të mos jenë më aktive”, deklaroi Mann. Ritmet e rritjes ekonomike parashikohet të zgjerohen në të gjitha ekonomitë e mëdha, si Kina, Eurozona, SHBA dhe Japonia, sepse investimet e bizneseve janë kthyer në nivelet normale.
Por, që rritja të vazhdojë të jetë e qëndrueshme duhet që investimet e bizneseve të jenë mbi nivelin mesatar. Është e pazakontë që rritja e investimeve të biznesit të jetë e dobët, në një kohë që ekonomitë po zgjerohen, pasi gjatë këtyre periudhave drejtuesit e bizneseve investojnë në kapacitete shtesë, për të përmbushur kërkesën për mallra dhe shërbime. “Ne po përpiqemi të zbulojmë se pse investimet e biznesit kanë qenë kaq të dobëta”, tha Mann, duke shtuar se, “nuk ka një recetë të thjeshtë për secilin vend, pasi edhe reformat e ndërmarra ndryshojnë nga vendi në vend.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), OECD mbështet reformën tatimore për korporatat, që synon ta sjellë sistemin amerikan të taksave në linjë me sistemet e vendeve të tjera të zhvilluara. Por, organizata ka shprehur shumë skepticizëm ndaj specifikave të legjislacionit që mbështetet nga Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrje për bashkëpunim me Kongresin, për të pasur një dokument të njëjtë.
Sipas Catherine Mann, reforma tatimore në SHBA nuk adreson disa çështje të rëndësishme, siç është mënyra se si do të lidhet tatimi me produktivitetin. Ndërkohë, për Eurozonën, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik i bën thirrje liderëve të rajonit të mos kënaqen me faktin se, blloku po gëzon ritme të forta të rritjes ekonomike. Ka ende shumë punë për të bërë në nxitjen e konkurrencës në sektorin e shërbimeve dhe uljen e nivelit të kredive me probleme, veçanërisht në Europën Jugore. Gjithashtu, paqartësitë e Brexit duhet t’i inkurajojnë autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar për të rritur investimet qeveritare, në nivele më të larta se aktualisht. OECD parashikon se, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të ngadalësohet, ndërkohë që të gjitha ekonomitë e tjera anëtare të kësaj organizate po zgjerohen.
Rritja ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar është rishikuar në 1.2%, gjatë këtij viti, nga 1% që ishte vlerësimi i mëparshëm, për shkak të mundësive që Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian të arrijnë një marrëveshje për një periudhë tranzitore, pas Brexit. OECD deklaron se, nuk ka asnjë arsye që ekonomitë më të zhvilluara të mos kthehen në ritmet e rritjes së periudhës përpara krizës, pasi ka burime të mjaftueshme të punës, të papërdorura ende, sidomos mes grave dhe të moshuarve. “Rikthimi i investimeve në nivelet e parakrizës do të mbështeste produktivitetin dhe do të rriste standardet e jetesës”, sugjeron OECD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame