LAJMI I FUNDIT:

OEAK: Kuvendi të mos e miratoj lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite

OEAK: Kuvendi të mos e miratoj lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite

Pas vënies në diskutim të iniciativës për ndryshim të Ligjit për Automjetete nga ana e Kuvendit të Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) u ka dërguar të gjithë deputetëve një shkresë duke shprehur shqetësimet e saj lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vite.

“Oda Amerikane dëshiron ta përsërisë qëndrimin e saj se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të kaluar, krijojnë shqetësime për qytetarët. Ndërhyrjet e tilla në mjedisin rrethues do të kishin implikime edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, një veprim i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me iniciativat brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave që lirohen nga automjetet e lehta dhe të rënda”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut, përcjell Telegrafi.

Kufizimet ulën importin e veturave të vjetra
Lexo po ashtu Kufizimet ulën importin e veturave të vjetra

Për më tepër, OEAK shpreh edhe një herë besimin e saj të fuqishëm se joefikasiteti i automjeteve të vjetra do të minimizonte çfarëdo përfitimi afatshkurtër që do të mund të gjenerohej nga lejimi i importit të veturave të tilla. Prandaj u kërkon Deputetëve të Kuvendit të Republikës që të mos e jetësojnë iniciativën e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori