LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane thërret për dialog dhe kompromis për përfundimin e grevës

Oda Ekonomike Amerikane thërret për dialog dhe kompromis për përfundimin e grevës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e grevës së mësimdhënësve të sektorit publik në javën e katërt si dhe mungesën e vullnetit për gjetje të kompromisit që do t’i jepte fund grevës.

Mosmbajtja e mësimit në sektorin publik çon në pasoja shumëdimensionale në shoqërinë kosovare, përfshirë edhe performancën akademike të nxënësve.

“Migrimi i madh i popullsisë përgjatë viteve të fundit – konfirmuar edhe nga institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare- si reflektim i zhgënjimit social dhe të kërkuarit të perspektivës për jetë më të mirë jashtë vendit, përkeqësohet më tej në situatën aktuale ekonomiko-sociale nëpër të cilën po kalon vendi.


Oda Ekonomike Amerikane rikujton institucionet përgjegjëse se gjendja aktuale që lidhet me eskalimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të kostos së jetesës, kërkon masa adekuate konvecionale dhe jo vendime improvizuese, me efekte afatshkurtra apo kundërefekte”, thuhet në reagimin e OEA-së.

Në anën tjetër, duke shprehur konsideratë për kërkesat e përfaqësuesve të mësimdhënësve e të cilat lidhen me vështirësitë e përballimit të kostove të ngritura të jetesës, Oda Ekonomike  Amerikane thërret për demonstrim të gatishmërisë për arritje të kompromisit, me qëllim të rinisjes së procesit mësimor dhe lejimit të së drejtës për edukim për fëmijët kosovarë.

“Diskursi publik duhet të jetë nxitës i arritjes së kompromisit dhe jo i përkeqësimit të raporteve ndërmjet partnerëve socialë. Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga institucionet e vendit që të promovojnë dialogun e sinqertë me të gjithë hisedarët në vend. Qeverisja është përgjegjësi e institucioneve shtetërore, por në demokracitë e zhvilluara ajo kapërcen shtetin duke përfshirë edhe organizatat sociale, sektorin privat, dhe organizatat e shoqërisë civile në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori