Zgjidhja e kontesteve të punës në Kosovë kryesisht bëhet përmes gjykatës, derisa gjyqtarët civil janë të mbingarkuar me raste të ndryshme, të cilat nuk janë të profilizuara domosdoshmërish vetëm në konteste të punës, duke shkaktuar kështu vonesa në zgjidhjen e rasteve përkatëse.
Kështu u tha në forumin virtual lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në vend të punës, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku pjesë e panelit të diskutimit ishin përfaqësues nga sektori privat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme.
Gjatë këtij forumi, drejtori i Departamentit Ligjor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Astrit Hoti foli mbi legjislacionin rregullues për çështjet e punës, derisa tha se kontestet e kësaj natyre zakonisht janë të ndërlikuara dhe varen nga rasti në rast.
Duke iu referuar statistikave të zgjidhjes së rasteve të marrëdhënieve të punës brenda një viti në gjykatat e Kosovës, Hoti tha se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura sa i përket këtyre kontesteve ka të bëjë me çështjet e kompensimit të dëmit.
“Gjithsej janë 6,580 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur edhe 4068 lëndë. Ndoshta ka ndikuar edhe pandemia, por sido që të jetë, numri më i madh i lëndëve është në aspektin e kompensimit të dëmit” tha Hoti.
Më tutje, duke folur për përdorimin e metodave alternative të zgjidhjes së kontesteve të punëve, ai theksoi se zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit do të ishte shumë atraktiv, sepse do të shkurtonte kohën e zgjidhjes së kontesteve krahasuar me gjykatën.
Gjyqtari në Gjykatën Supreme, Shukri Sylejmani theksoi se kontestet e punës llogariten si kontestet më të ndërlikuara në strukturën e kontesteve gjyqësore nga lëmia civile juridike.
Ai foli mbi zhvillimin e legjislacionit të punës përgjatë viteve, ku tha se për një kohë të gjatë i njëjti nuk ka qenë specifik në shumë instanca të rëndësishme, me theks të veçantë tek procedurat disiplinore. Gjyqtari theksoi nevojën për reformë gjyqësore dhe profilizim të gjyqtarëve, meqë sipas tij lëmia civile është shumë e gjerë.
Avokati Fisnik Salihu nga shoqëria e avokatëve RPHS Law, theksoi nevojën për ndryshim dhe plotësim të legjislacionit aktual të punës në aspekte të rëndësishme, të cilat deri më tani nuk kanë qenë të rregulluara, si dhe për balancim të interesave në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Gjithashtu, Salihu shtoi se është e nevojshme që të promovohen sa më shumë mekanizmat e zgjedhjes alternative të mosmarrëveshjeve për çështjet e punës, në mënyrë që të shmangen procedurat e gjata gjyqësore.
Gjatë kësaj ngjarjeje, mes të tjerash u adresuan edhe çështje të tilla si arsyet mbrapa mosefikasitetit të gjykatave dhe vonesës në trajtim të çështjeve, rregulloret e brendshme të kompanive dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve, si dhe sfidat nga legjislacioni aktual i punës për sektorin privat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame