LAJMI I FUNDIT:

Oda e Mjekëve: Klinikës “Zhan Mitrev” nuk mund t’i merret licenca nëse nuk ka vendim gjyqësor

Oda e Mjekëve: Klinikës “Zhan Mitrev” nuk mund t’i merret licenca nëse nuk ka vendim gjyqësor

Oda e Mjekëve të Maqedonisë me një njoftim publik theksojnë se nuk mund të merret në konsideratë heqja e licencës për punë në klinikën “Zhan Mitrev”, sepse siç thonë ata, e vetmja bazë për këtë do të ishte vendimi i gjykatës për mënyrën e trajtimit pacientët nga Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor kanë kompetencë që t’ua lëshojnë, rinovojnë, zgjasin dhe heqin licencën për të punuar për mjekët e mjekësisë, por se për këtë fillimisht duhet vendim nga gjykata.

“Kur bëhet fjalë për profesionalizmin e mjekut, ligji parashikon heqjen e përkohshme dhe të përhershme të licencës, e cila në të dyja rastet bëhet nëse ekziston një vendim gjyqësor përkatës që vërteton se mjeku ka kryer vepër penale që lidhet me veprimtarinë shëndetësore ose ka kryer një lëshim apo gabim profesional gjatë punës duke shkaktuar dëmtim të përhershëm të shëndetit ose vdekje të pacientit”, thonë nga Oda e Mjekëve.


Heqja e licencës së punës është një akt i rëndë, theksojnë nga atje, për këtë arsye ligji parashikon që të bëhet vetëm në rast të ekzistimit të një vendimi gjyqësor që vërteton se mjeku ka kryer vepër penale.

“Heqja e licencës nuk mund të bëhet me bindje personale të individëve pa vërtetuar dyshimet e ngritura, sepse do të ishte një sulm i rëndë ndaj profesionit dhe një mundësi për abuzime. Në këtë seksion, Oda e Mjekëve vepron në mënyrë sa më profesionale dhe të përgjegjshme dhe i trajton të gjitha rastet për të cilat është marrë vendimi i duhur gjyqësor”, shtojnë nga Oda e Mjekëve./Telegrafi/

Prokuroria në Maqedoni hap lëndë për rastin “Zhan Mitrev”
Lexo po ashtu Prokuroria në Maqedoni hap lëndë për rastin “Zhan Mitrev”

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori