Oda e Afaristëve: Qytetarë e biznesmen kanë panele solare, KESCO ta blejë rrymën nga ata

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga ZRrE-ja që ta obligojë KESCO-n të blerë energjinë solare nga bizneset gjatë periudhës kur ajo nuk shfrytëzohet.
Sipas komunikatës për medie, diskutimi lidhur me inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe Kesco me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimi, ishin qëllimi i takimit mes Përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me përfaqësuesit e ZRRE-së.
“OAK theksoi që një nga kërkesat e bizneseve është që ZRRE të obligojë KESCO të blejë energjinë solare nga bizneset gjatë periudhës që ajo nuk shfrytëzohet apo është tepricë nga bizneset dhe qytetarët që kanë investuar në energji solare, në mënyrë që e njëjta të mos humbet. Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, në këtë komunikatë bëhet e ditur se qindra qytetarë, fermerë dhe bujq kanë panele solare.
“KESCO i bënë kompenzimin mes prodhimit dhe harxhimit në muajt fiskal 1 janar – 31 dhjetore, në rast se fermerët, bizneset apo qytetarë harxhojnë më pak dhe prodhojnë më shumë, rryma konsiderohet e humbur dhe nuk paguhet apo kompenzohet për vitin tjetër”, thuhet në komunikatë.
Gjatë takimit sipas komunikatës, po ashtu u theksua që ekziston një frikë për rritjen e çmimeve të energjisë nga ana e bizneseve, gjë që do të bënte pastaj shumë të vështirë përballimin e saj dhe do të ndikonte në rritjen e kostos së prodhimit.
“Për këtë OAK kërkoj që as mos të mendohet rritja sepse do ti dëmtojë rëndë edhe bizneset siç është duke i dëmtuar qytetarët”, thuhet në komunikatë.
Nga ana tjetër, Petrit Pepaj Drejtor Menaxhues në ZRRE, shpalosi disa nga prioritetet e këtij institucioni për këtë vit, dhe planifikimet për ndryshime që planifikohen, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit reciprok mes të dyja palëve.
OAK ka memorandum bashkëpunimi me ZRRE dhe takimi u zhvillua në frymën e këtij memorandumi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë