Oda Amerikane në Kosovë shënoi 18 vjetorin e punës, sektori privat shtytësi kryesor i rritjes ekonomike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shënoi 18 vite të punës në shërbim të komunitetit të biznesit.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “gjatë gjithë këtyre viteve, Oda Amerikane, së bashku me anëtarët e saj ka mbetur e përkushtuar për përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë dhe krijimit të mundësive për nxitjen e investimeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe të promovimit të ndërmarrësisë.
Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës tha se gjatë 18 viteve të fundit, Oda Amerikane ka krijuar reputacionin e saj si një shtyllë e pazëvendësueshme e komunitetit të biznesit.
“Ambasadori Hovenier theksoi rëndësinë kritike të organizatave si Oda Amerikane në avokimin e nevojave të sektorit privat dhe nevojës së marrjes në konsideratë të këtij avokimi nga ana institucioneve qeveritare. Më tej, ai tha se sektori privat është shtytësi kryesor i rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se vizioni ynë afatgjatë është që Kosova të bëhet vendi më prosperues në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se Kosova ka diçka që vendet e rajonit nuk e kanë, dhe ajo është komuniteti i fortë i biznesit nga mërgata jonë, sidomos në Amerikë.
“Si Qeveri, dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe odat tjera, synojmë të krijojmë politika dhe ambient të të bërit biznes që mundëson rritje të hovshme dhe të qëndrueshme të Investimeve të Huaja Direkte, eksportit, konkurrueshmërisë së kompanive vendore, startupeve, si dhe infrastrukturës që mundëson rritjen e këtyre të mësipërmeve”, tha kryeministri Kurti.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv, tha se përgjatë 18 viteve të ekzistencës së saj, Oda Amerikane është organizata më aktive e biznesit në vend me më shumë se 100 aktivitete publike në vit, derisa është e renditur lart edhe në mesin e 46 odave amerikane të Evropës. Ai tha se derisa organizata angazhohet vazhdimisht për qasje inovative dhe aktivitete kreative, ajo që do të mbetet e pandryshuar është përkushtimi dhe pasioni për t’i shërbyer sektorit privat.
Afrore Rudi, presidente e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, tha se marrëdhënia profesionale e Odës Amerikane dhe anëtarëve të saj është çelësi për forcimin e zhvillimit të sektorit privat. Ajo tha më tej se është një krenari e madhe që 18 vjet më vonë Oda Amerikane vazhdon të mbetet e suksesshme, duke përqafuar gjithmonë vlerat e mira të organizatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës