LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane: Mos lejoni importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Oda Amerikane: Mos lejoni importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), shpreh shqetësimet e saj në lidhje me iniciativën e ndërmarrë nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-132 mbi Automjetet për të lejuar importimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vite.

“Duke marrë në konsideratë faktin alarmant të moshës mesatare të automjeteve të regjistruara në Kosovë e cila është më e lartë se 18 vjeçare, Oda Amerikane u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e aprovojnë ndryshimin e Nenit 44 të Ligjit Nr. 05/L-132 mbi Automjetet i cili parashikon ndalimin e importit të automjeteve të cilat janë më të vjetra se 10 vjet”, thuhet në një komunikatë të Odës.

Oda Amerikane përkrah standardet dhe iniciativat e Komisionit Evropian për të përmirësuar emetimet e gazrave të cilat vijnë si rezultat i automjeteve të lehta dhe të rënda. Për më tepër, ne besojmë fuqishëm se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të vitit 2017, krijojnë shqetësime për qytetarët. Nuk ka dyshim se një veprim i tillë do të ndikonte negativisht në mjedis dhe do të kishte implikime të mëdha shëndetësore.


Sipas Odës Amerikane të dhënat e Bashkimit Evropian tregojnë se më shumë se 70.000 vdekje u atribuohen lirimit të nivelit të lartë të dioksidit të azotit (NO2) nga makinat e vjetra me naftë. Për shkak të pasojave të mëdha në mjedis dhe në shëndetësi, Gjermania në përgjithësi ka hapur derën për grupet mjedisore për të paditur qytetet të cilat nuk i plotësojnë standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian në lidhje me ajrin e pastër; duke rezultuar që Hamburgu të bëhet qyteti i parë gjerman për të ndaluar automjetet e vjetra me naftë. Ndërsa edhe kryeqyteti i Francës, Parisi ka ndaluar automjetet të cilat janë regjistruar para vitit 2000, me qëllim kryesor për të luftuar ndotjen e ajrit në qytet.

“Për më tepër, Oda Amerikane, beson se joefikasiteti i automjeteve të vjetra i minimizon përfitimet afatshkurtra që mund të gjenerohen nga importi i këtyre veturave”, thuhet në komunikatë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin e saj të fuqishëm se importi i makinave më të vjetra se dhjetë vite do të ndikojë negativisht në mjedis dhe ka implikime të rënda shëndetësore, e rrjedhimisht u kërkon institucioneve përkatëse që të ndërmarrin një qasje më gjithëpërfshirëse duke marrë parasysh ndikimet mjedisore dhe shëndetësore të kësaj politike si dhe praktikat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori