OBSH paralajmëron: Nuk rekomandohet marrja e ilaçeve kundër dhimbjes para vaksinimit

Vaksina anti-COVID e AstraZeneca u vu në pikëpyetje nga fillimi i vitit pas lidhjeve me mpiksjen e gjakut. Dhe vaksina ngriti përsëri shqetësime pasi katër burra britanikë zhvilluan një gjendje potencialisht të rrezikshme për jetën menjëherë pas marrjes së vaksinës.
Por rastet e këtyre problemeve janë përshkruar si shumë të rralla nga zyrtarët shëndetësorë. Efektet anësore të vaksinës anti-COVID janë zakonisht të vogla, dhe disa njerëz nuk do të përjetojnë fare simptoma.
Efektet anësore të zakonshme, të cilat tregojnë se trupi i një personi po ndërton mbrojtje ndaj infeksionit COVID-19 përfshijnë dhimbje të krahut, ethe të lehta, lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve ose nyjave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron kundër marrjes së qetësuesve të dhimbjeve të tilla si paracetamoli para se të merrni vaksinën anti-COVID për të parandaluar efektet anësore.
OBSH shpjegon: “Kjo është për shkak se nuk dihet se si qetësuesit mund të ndikojnë në funksionimin e vaksinës. Sidoqoftë, ju mund të merrni paracetamol ose qetësues të tjerë nëse shfaqni efekte anësore të tilla si dhimbje, ethe, dhimbje koke ose dhimbje të muskujve pas vaksinimit”.
Nëse ka skuqje ose ndjeshmëri (dhimbje) që rritet aty ku keni marrë vaksinën pas 24 orësh, ose nëse efektet anësore nuk qetësohen pas disa ditësh kontaktoni me mjekun tuaj.
OBSH shton: “Nëse përjetoni një reaksion të menjëhershëm të rëndë alergjik ndaj dozës së parë të vaksinës COVID-19, nuk duhet të merrni doza shtesë të vaksinës. Është jashtëzakonisht e rrallë që reagimet e rënda shëndetësore të shkaktohen drejtpërdrejt nga vaksinat”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës