LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Vice Zaev është pjesë e strukturave që shtantazhonin dhe kërcënonin deputetët

OBRM-PDUKM: Vice Zaev është pjesë e strukturave që shtantazhonin dhe kërcënonin deputetët

Nga OBRM-PDUKM reaguan se nuk e kanë ndërmend të kërkojnë falje për akuzat se vëllai i kryeministrit Zoran Zaev – Vice Zaev është takuar me ish-anëtarin e OBRM-PDUKM-së, Sasho Mijallkov me qëllim që t’i bindin deputetët e opozitës të vazhdojnë me iniciativën e ndryshimeve kushtetuese.

“Fakt i pamohueshëm është se Vice Zaev është pjesë e strukturave që bënin presion, shantazh dhe kërcënim ndaj deputetëve të votojnë “për” ndryshimeve kushtetuese, të udhëhequra nga interesa personale dhe fitimprurëse për të dhe për familjen e tij. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjnë. Të tillë janë “biznesmenë të suksesshëm”. E vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë dhe do të vijë koha për këtë. Nuk ka asnjë falje për kartelin kriminal të Qeverisë, ndërsa gjyqësori që dirigjohet plotësisht nga Zaevi ku padrejtësia lulëzon, e njëjta që liron vëllanë e Vices, Zoran Zaevin nga krimet e dukshme për ryshfet të incizuara në video nuk mund të ndajë drejtësinë. Edhe pse do të vije së shpejti koha kur do të ndryshohet”, thuhet në reagimin e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vice Zaev: Nuk mund të krahasohem me Sasho Mijallkovin, do ta padis Aleksandar Nikollovskin
Lexo po ashtu Vice Zaev: Nuk mund të krahasohem me Sasho Mijallkovin, do ta padis Aleksandar Nikollovskin

Më parë, Vice Zaev kërkoi falje nga nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me Sasho Mijallkovin i cili ditë më parë u përjashtua nga partia./Telegrafi/