Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një kumtese reagojnë ndaj deklaratës së zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

"Qeveria kriminale është në panik. Maskat kanë rënë, dhe genjështrat dhe manipulimet janë diktuar. Qytetarët janë të vetëdijshëm për politikat e tyre anti-shtetërore, të vetëdijshëm për shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore në interes të shpëtimit të karrierës të vetmit politikan të amnistuar për kriminalitet Zoran Zaev", thonë nga OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas OBRM-PDUKM-së, Kushtetuta, ligjet, shteti i së drejtës, emri, identiteti, gjuha dhe historia janë viktimë e interesave personale dhe biznesore të, siç thonë ata, kartelit kriminal në krye me të amnistuarin Zoran Zaev.

"Qytetarët te Mickoski dhe te OBRM-PDUKM-ja e shohin të vetmen shpresë për mbrojtjen e interesave kombëtare, pikërisht ky fakt e frikëson Qeverinë kriminale", kumtojnë nga OBRM-PDUKM-ja.

Ata shtuan se Kostadinovit afati i skadon dhe se ka edhe katër ditë kohë për të kërkuar falje, për shkak shpifjeve ndaj kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski./Telegrafi/