LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqje nga Dimova, ajo përgjigjet: S’kam pasur kontroll në Agjenci

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqje nga Dimova, ajo përgjigjet: S’kam pasur kontroll në Agjenci

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Lidija Dimova është në fokus të vëmendjes, pasi ishte zbuluar se një floktore ka marrë 270.000 euro fonde evropiane nga Programi “Erazmus 2”, edhe pse ajo e mohon këtë. OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e saj, duke pyetur – pse Policia Financiare dhe Prokuroria Publike fare nuk reagojnë?!

“Lidija Dimova të japë dorëheqje menjëherë! Një drejtor i tillë nuk guxon të udhëheqë me një institucion të këtillë. Çdo ditë e kaluar si drejtor në këtë institucion, është ditë më tepër për t’i fshehur provat dhe dokumentacionin, njëjtë siç ndodhej me Katica Janevën në PPS”, theksoi Dimçe Arsovski – zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Dimova të enjten ishte mysafire në debatin “Click Plus” të TV21 bashkë me Stefan Andonovskin nga OBRM-PDUKM. Ajo tha se për skandalet me paratë evropiane, fajet i ka opozita.


“Unë nuk kisha kontroll në Agjenci sepse atje ishte instaluar matrica e OBRM-PDUKM-së e cila refuzon të punojë, thjesht refuzon të punojë. Mes të tjerësh kjo ndodh edhe tani, sepse 2/3 e njerëzve nuk janë të pranishëm në Agjenci”, theksoi Lidija Dimova – Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare.

Ndryshe, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, sot u prononcua edhe në rrjetet sociale. Ajo arsyetohet se sulmet janë të orkestruara nga mediat, siç pohon, në momente kur Agjencia e pastron krimin e bërë. Ajo shton se Agjencia nuk ka financuar asnjë floktore, por Ndërmarrjen “Vlera e diturisë evropiane”. Kryeministri Zaev e thirri drejtoreshën të mbajë konferencë për media dhe t’i zbulojë të gjitha detajet rreth ndarjes së mjeteve. Siç tha ai, Dimova tërësisht dhe në mënyrë të përpiktë duhet t’i adresojë pyetjet për të cilat reagon opinioni publik dhe për të cilat ekzistojnë dyshime.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori